Arrestohen dy autorët e atentatit tek "Unaza e re"

AktualitetKronike
309
0
sample-ad

Policia ka arrestuar dy atentatorët e plagosjes me armë zjarri ndaj 48 vjeçarit nga Vlora Krenar Hasanaliaj një ditë më parë në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Policia deklaron se, dy autorët e dyshuar janë, Florenc Qepuri i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme pranë liqenit të Kasharit, ndërsa autori i dytë është Xhemal Adushaj. Arrestimi i këtij të fundit është bërë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Domje. Mësohet se gjatë arrestimit të atentatorit të parë, ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet Florenc Qepurit dhe policisë e cila ishte vënë në ndjekje të tij, ndërsa nuk është gjetur akoma arma e krimit.

Sipas policisë, dy autorët, tashmë të arrestuar, dyshohet se janë vrasës me pagesë, ndërsa atentati dyshohet të jetë për larje hesapesh, kjo edhe për faktin se Hasanaliaj rezulton, person me të kaluar kriminale. Mbi të rëndojnë akuza të rënda që nga vjedhja e deri tek vrasjet.

Krenar Hasanaliaj kohët e fundit e kishte ndryshuar emrin në Krenar (Habilaj). Policia deklaron se Hadilaj dyshohet të jetë autori i një vjedhje me armë, me pasojë vdekjen e shtetasit Valter Kofina në vitin 1997, në Vlorë.
Gjithashtu dyshohet të jetë autori i vrasjes së Dushan Shahaj në vitin 1999 në Vlorë.
Në 2005 është dënuar me 6 vite burg për një tentative vrasje.
Në 2008 është dënuar për vjedhje me armë e falsifikim dokumentesh, me 11 vite burg e 6 mln lekë gjobë. Ndërsa para pak muajsh kishte aksidentuar për vdekje 2 pjesëtarë të një familje dhe është dënuar me 5 vite burg. 48-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë, sipas mjekëve tashmë ka kaluar fazën e rrezikut për jetën.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 19 =