Vidhte energjinë, arrestohet ish-drejtori i qytetit të studentit

AktualitetKryesore
212
0
sample-ad

Bujar Brovina ish-drejtor i Qytetit të Studentit u arrestua këtë të enjte, pasi iu gjetën tre lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në vilën e tij 3 katëshe. Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policia e Shtetit evidentuan lidhjet e jashtëligjshme në banesën e Brovinës në Qytet Studenti i cili është njëherësh dhe ish-drejtor i QS-së.

Ishte ministri i Industrisë dhe Energjetikës Damian Gjiknuri i cili nga foltorja e Kuvendit në seancën e së enjtes, bëri publik këtë rast.
Bujar Borovina, eksponent i PD-së, ish-drejtor i Qytet Studentit, vilë tre katëshe me 3 lidhje të paligjshme. Ky është njeriu që ankohet pse i bie në qafë policia, tha Gjiknuri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 15 =