USA, aty ku futbollistët bëjnë punë të dytë për të mbijetuar

ReportazheSport
225
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3870″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Përshtatur në shqip nga Xhevahir Qardaku

Clint Irwin është 25 vjeç dhe titullar në pozicionin e portierit të skuadrës së Colorado Rapids, e cila është një ndër skuadrat më të rëndësishme të “Major League Soccer”. Pas mbarimit të universitetit në Karolinën e Veriut, ndonjë sezon e ka luajtur midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ku në 2011, me fanellën e Capital City të Ottawa, ka mundur edhe të shënojë një gol në sekondat e fundit të takimit që i ka bërëtë mundur skuadrës së tij të barazojë kundër ekipit Windsor Stars. Ai është i mbështetur ekonomikisht nga prindërit e tij dhe në shkurt të 2013-ës ai ka arritur të luajë maksimumin e takimeve në kampionatin amerikan. E ka filluar si zëvendësues, dhe dëmtimi i një prej titullarëve ia ka hapur rrugën e lirë për aktivizim. Irwin ka arritur të zbresë në fushën e lojës plot 31 herë dhe e ka fituar konfirmimin për këtë sezon, gjithashtu edhe nënshkrimin e një kontrate.

Ndarja e qerasë

Vitin e kaluar, djaloshi i lindur në Charlotte fitonte minimumin e shumës, 36,500 dollarë në vit. Ndërsa për më të vjetrit paga ishte 48,500 dollarë. Gjithashtu për çdo ndeshje të luajtur kishin një bonus prej 1000 dollarësh në ndeshje si titullar. Për këtë sezon, në fakt, Irwin ka firmosur një kontratë prej 87 mijë dollarësh. Ndërsa ai impenjohet shumë për tu konfirmuar si lojtar profesionist, ai është i detyruar të jetojë në një apartament bashkë me dy qera-marrës të tjerë, duke ndarë shpenzimet e ushqimit, banjon dhe frigoriferin, tamam si një student.

Leksione private të “doggy bag”

Gjirhashtu, edhe dy portierët rezervë të Colorado Rapids janë në një situatë të ngjashme. Joe Nasco, është 30 vjeç dhe fiton 53,000 dollarë në vit, pak më shumë se paga minimale, dhe për ti dhënë mundësinë gruas së tij për tu kujdesur për fëmijën e tyre të sapolindur, është i detyruar për të bërë edhe punë të tjera. Për të mbajtur familjen, Nasco, gjatë javës jep leksione private në shkollat e mesme të Denver për fëmijët e vegjël që aspirojnë të bëhen portierë, ndërkohë në fundjavë kur nuk është i zënë bën instruktorin të një akademie të futbollit për fëmijë. Për të kursyer, si shumë kolegë të tij që luajnë në MLS, ai merr me vete në shtëpi ushqim nga fusha e stërvitjes. John Berner, është 23 vjeç dhe është më i riu nga të tre, ai ka një pagë prej 36,500 dollarësh. Duke marrë në konsideratë çmimet e universitetit dhe të makinës, të tipit “Jeep Grand Cheokee” të 2007, paga e tij është shumë e ulët për ta futur atë në programin e ndarjes së qerasë në konviktet popullore të Denver-it.

Audienca rekord dhe fitime nga të drejtat televizive

Për të denoncuar vështirësitë ekonomike të futbollistëve profesionistë amerikanë, këtë verë Irwin ka pranuar të shkruajë një editorial në revistën “Pacific Standard”, i mbështetur edhe në suksesin e kombëtares amerikane në botërorin e Brazilit, gjë e cila tregon fare qartë progresin e Major League Soccer. Duke u mbështetur te këto arsye, pra në rritjen e cilësisë së futbollit në amerikë ai hedh hipotezën që lojtarët meritojnë një pagë më të lartë. Pas shumë vitesh me pak audiencë, futbolli po kthehet në një sport shumë të dashur për masën, duke shtuar se gjatë botërorit të Brazilit janë parë ndeshjet në turma shumë të mëdha. Një gjë e tillë e ka “bekuar” edhe kampionatin amerikan, MLS. E dimë që audienca për këtë sport nuk afrohet me sporte si Baseball ose NBA, por duhet të themi se është e konsiderueshme. Kontrata për të drejtat televizive kanë ardhur në rritje në krahasim me vitin e kaluar, ku deri në vitin 2022 do të përfitohet shuma prej 90 milion dollarë në vit nga kanalet si Espn, Fox dhe Univision.

Dempsey, Donovan, Kaka dhe të tjerët

Evolimi i MLS-së duket qartë edhe nga kontratat multimilionare që yjet e këtij sporti po firmosin në këtë kampionat. Duke ditur që gjendja e pjesës më të madhe të lojtarëve të këtij kampionati janë si tre portierët e Colorado Rapids, ndërsa një grup që bëjnë diferencën arrijnë të kenë paga shumë të larta. Nga se vërehet tek dokumentat e bëra publike nga sindikata e lojtarëve, pothuajse një çerek nga pagat totale arrijnë shifrën e 130 milionë dollarëve, që përfundojnë në xhepat e shtatë lojtarëve më të paguar. Ish-milanisti Kaka, që luan me Orlando por që deri në prill të 2015 dhe ndodhet si huazim tek San Paolo, në Brazil, ka një kontratë respektivisht 6,7 dhe 6,5 milion dallarë nga Seattle Sounders dhe Toronto. Lojtari i kombëtares angleze, Jermain Defoe merr nga Toronto 6,18 milion dollarë në vit, ndërsa ikona amerikane e futbollit, Landon Donovan, fiton një shumë prej 4,58 milion dollarë në sezon nga Los Angeles Galaxy, shoku i tij i skuadrës, Irlandezi Robbie Keane fiton 4,5 milion dollarë, ylli i New York Red Bulls, Francezi Thierry Henry fiton 4,35 milion dollarë.

40 milionë në 7, “po për të tjerët nuk është varfëri”

Në total bëjnë 40 milionë dollarë për shtatë lojtarët, ndërkohë pjesa tjetër e mbetur, 565 lojtarët që bëjnë pjesë në këtë kampionat fitojnë të gjithë së bashku 90 milionë dollarë. “Formacionet e skuadrave nuk mund të jenë të ndërtuara vetëm me kampionë”, ka deklaruar për New York Times Bob Fose, drejtuesi ekzekutiv i sindikatës ës MLS. “Përveç investimit mbi ta, liga duhet të përmirësojë veçanërisht strukturën e pagave, në mënyrë që të tërheqi talentet e reja dhe ti shpërblejë ata çdo javë që të japin më të mirën e mundshme në fushë”. Irwin dhe shokët e tij të ekipit na kanë kujtuar që të vemë re situatën e rënduar financiare që më shumë le për të dëshiruar, dhe na inkurajon për të bërë ndryshime në lidhje me kontratat të parashikuara edhe nga kontratat e reja të punës që do të diskutohet gjatë dimrit. “Nuk mund të flasim absulutisht për varfëri”, ka specifikuar portieri titullar i Colorado Rapids. “Në të njëjtën kohë nuk bëhet fjalë për paga të majme, duke konsideruar që përdorim trupin tonë për të punuar”.

Si NBA-ja e viteve shtatëdhjetë

Rrogat minimale, shtyn zëvendëspresidentin e ligës, Mark Abbott, që ti rrisi 41 përqind për pesë vitet e fundit, por janë akoma larg nga pagat e sporteve të tjera profesioniste. Në futbollin amerikan paga minimale është 420 mijë dollarë, në basketboll është 500 mijë dollarë, në basketboll 507 mijë dollarë dhe në hockey 550 mijë dollarë në vit.bëhet fjalë por sporte më të konsoliduara, siç janë sindikatat e lojtarëve të tyre, por diferenca nga MLS-ja mbetet shumë e lartë, sidomos në nivelet më të ulëta. “Shoqata e lojtarëve është akoma e re, por është në rrugë të mirë”, konfirmon Michael LeRoy, eksperti i punës në Universitetin e Illinois, sipas të cilit situata e furbollit i kujton atë të sporteve të tjera profesioniste të viteve Shtatëdhjetë, me lojtarë që ishin të detyruar për të bërë punë të rëndomta “part time” gjatë verës por që u rregulluan më pas me fitore sindikale, mbi të gjitha falë grevave të shumta. MLS-ja, në fakt, nuk ka pasur kurrë nevojë të bëjë ndonjë grevë.

“Të luash akoma për dashurinë ndaj sportit”

Në pesë vitet e fundit, sipas prestigjozes Forbes, vlera e mesme e skuadrave janë rritur me 175 përqind dhe 103 milionë dollarë, por liga vazhdon të humbasë para. “MLS-ja dhe klubet e saj humbin në total rreth 100 milionë dollarë në vit”, shpjegon Abbott. “Për këtë nuk jemi në gjendje të diskutojmë për divizionin dhe për përfitimin e lojtarëve, por duhet të mendojmë si të investojmë sipas situatës sonë financiare”. Për lojtarët ndjesia për të luajtur është ajo që të luajnë për pasion ndaj sportit, dhe të shpresojnë që do të fitojnë para ndonjë ditë, dhe që ti mbajë shëndeti, dhe të marrin rrogat që meritojnë. Deri në atë moment, e vetmja mënyrë që të bëjnë pasuri është që të fitojnë para në mënyra të tjera. Në krahasim me sportet e tjera, MLS-ja, është shumë e disponibile për të bërë punë të tjera publike që iu mundëson atyre që të fitojnë ndonjë cent më tepër.

Bonusi për prezencën

Situata ekonomike e lojtarëve i inkurajon ata që të arrijnë fitore në kompeticionet e luajtura në fushë. Futbollistët aktualisht kanë një bonus prej një mijë dollarësh për ndeshjet që janë titullarë dhe 500 dollarë kur hyjnë si zëvendësues. Gjithashtu kanë një bonus qesharak prej 40 dollarëve për fitore.

/Corriere.it/[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + 17 =