Tronditet Flamurtari, largohet traineri e stafi teknik, pezullohen 5 lojtarë

Sport
205
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3942″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Dje, pas ndeshjes në “Niko Dovana”, trainer i ekipit të Flamurtarit, Ernest Gjoka, deklaroi se, “Vërtet ndjen shumë zhgënjim, por ndaj Teutës kurrsesi nuk e meritonim humbjen. Prodhuam pa fund dhe patëm shumë raste për shënim, por futbolli i tillë është. Mund t’ju konfirmoj se jemi të bashkuar si ekip dhe nuk kemi probleme në dhomat e zhveshjes. Problemi është humbja e besimit. Duhet ta kalojmë këtë krizë, pasi i kemi të gjitha kapacitetet për të arritur atë që duam. Asnjëherë nuk kam thënë që jemi për kampion. Tetë pikë larg kreut janë shumë, por ne kemi mundësi rikuperimi. Drejtuesit që kanë ardhur, nuk mendojnë sot për sot, por për të ardhmen. E shikoj vetëm si humbje besimi këtë situatë, jam i bindur që shumë shpejt do të tregojmë vlerat tona të vërteta. Nuk ka arsye të dorëzohemi”.

Këto ishin fjalët e fundit të Ernest Gjokës në drejtimin e skuadrës së Flamurtarit, pasi për drejtuesit e klubit Vlonjat nuk ka qënë kështu. Duket se këto humbjet e fundit në kampionat nuk janë kapërdirë lehtë nga drejtuesit e skuadrës vlonjate, pasi disfata me Teutën ka rezultuar fatale për trinerin Gjoka, stafin teknik dhe disa futbollistë. Klubi vlonjat nëpermjet një njoftimi për shtyp bën me dije se ka shkarkuar stafin teknik, përvec teknikut të portiereve Luan Bircaj, i cili merr përkohësisht edhe drejtimin e skuadres deri ne zgjedhjen e teknikut te ri. Këto denime të ashpra, vijnë para një ndeshjeje delikate dhe të vështirë me kryesuesit bardheblu.
Janë pezulluar gjithashtu edhe pesë lojtarë kryesore për rendiment të ulet:
Franc Veliu
Nijaz Lena
Gjergji Muzaka
Glendi Mici
Polizoi Arbëri.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − one =