Trajnim për ushtarakët në SHBA

AktualitetFlashPolitike
172
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3947″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ministra e Mbrojtjes Mimi Kodheli është takuar me homologun e saj amerikan Chuck Hagel në Departamentin e Mbrojtes në Uashington. Edukimi dhe trajnimi i ushtarakëve shqiptarë ka qenë një ndër temat e bisedimeve, mes dy zyrtarëve te lartë. Ndërsa njohu sekretarin amerikan të Mbrojtjes, lidhur me reformat e ndërmarra deri më tani në këtë fushë, ministrja Kodheli theksoi angazhimin e vendit tonë në kuadër të aleancës. Gjatë takimit u bisedua edhe për edukimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptare në sistemin arsimor amerikan. Minitrja Kodheli e cila nodhet në SHBA me ftes të Hagel, do të realizoje një sërë takimesh me personalitetet më të larta amerikane.

Në ditën e parë të kësaj vizite ministrja Kodheli hapi bisedimet dypalëshe në fushën e mbrojtjes ku pikat kryesore bisedimeve pritet të përqendrohen në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe zhvillimin e operacione të përbashkëta.

Para dy javësh, sekretari amerikan Hagel, i ka dërguar një letër falënderimi ministres Kodheli për kontributin e dhënë nga ana e shtetit shqiptar në luftën kundër ekstremistëve xhihadistë të ISIS në Siri dhe Irak. Në letrën e Hagel, theksohej se Shqipëria është një nga vendet e para e cila u bë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × two =