Sondazhi: Italianë shtetasit më injorantë, suedezët më të zgjuarit

KurioziteteSociale
708
0
sample-ad

Nga një sondazh që është kryer mbi nivelin e njohurive të qytetarëve, mbi çështjet sociale të vëndit të tyre Italia është cilësuar si  shteti më injorant. Dhe pas saj vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Organizata kërkimore “Ipsos Mori”, mori në studim 14 vende të zhvilluara nga e gjithë bota, për të parë njohuritë e popullsisë së tyre në lidhje me çështjet sociale. Nëntë tema sociale u përfshinë në pyetjet mbi diskutimin e shtatzënisë në adoleshencë, emigracionit, papunësisë dhe jetëgjatësisë.

Italianët e vlerësuan nivelin e papunësisë në vend në normën 49 për qind, në vend të normës aktuale 12 për qind të papunësisë atje. Të anketuarit në vend besonin gjithashtu se rreth gjysma e popullsisë (48 për qind) ishin mbi 65 vjeç, kur në fakt vetëm 21 për qind e popullsisë është mbi 65 vjeç.

SHBA doli e dyta me pikëpamjet e saj që mbivlerësonin shtatzëninë adoleshente (21 për qind më lart) dhe papunësinë (26 për qind më lart). Suedia u identifikua me nivelin më të ulët të “injorancës”.

Sondazhi tregoi se njerëzit e nënvlerësojnë numrin e të krishterëve, si dhe pjesëmarrjen në votim. Vendet nënvlerësonin statistikat e votimit. Franca besonte se vetëm 57 për qind e popullatës voton, kur në fakt 80 për qind e Francës votuan në zgjedhjet e fundit. E vetmja kategori e cila u vlerësua me saktësi ishte jetëgjatësia.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five − four =