Shqiptarët presin me protesta Mishel Platinin

FlashSport
332
0
sample-ad

Pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen Sërbi-Shqipëri duket se kreu i saj Michel Platini nuk do të gjejë qetësi nga tifozat Shqiptarë. Presidenti ka vizituar Finlandën ku ishte i ftuar nga skuadra vëndase e Helsinkit, por duket se udhëtimi nuk i doli aq i këndshëm pasi atë e pritën një numër i emigrantëve shqiptarëve. Ata i shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit skandaloz të dhënë nga institucioni që ai drejtonë në lidhje me ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, që u regjistrua me rezultat zyrtarë 3:0 për vendasit.

Jashtë ndërtesës ku Platini ishte i pranishëm, u dëgjuan thirrje të ndryshme kundër francezit si dhe u shfaqën mbishkrime: UEFA = MAFIA, UEFA = Para të ndyra, UEFA = Korrupsion, Largohu Platini”, e të tjera.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 5 =