“Samsung” ka lançuar tabletin më të ri Galaxy Note Edge

Shkenceknologji
282
0
sample-ad

Kompania “Samsung” e ka lancuar fabletin e saj më të ri me ekran të lakuar, Galaxy Note Edge, i cili tani është në dispozicion në vendin e origjinës së “Samsung”, përkatësisht në Korenë e Jugut, ndërsa merret vesh se pajisja do të jetë në dispozicion përmes SK Telecom dhe KT. Note Edge vjen me disa specifika mbresëlënëse, edhe pse pika kryesore e shitjes së pajisjes është ekrani i lakuar anash, ndërsa madhësia e tij ka një diagonale prej 5.6 inç. Ekrani i Galaxy Note Edge është i pajisur me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin quad core 2.7GHz Snapdragon 805 nga Qualcomm, si dhe 2GB RAM. Specifikat tjera të Galaxy Note Edge përfshijnë edhe zgjedhjen e memories prej 32GB ose 64GB, por e njëjta mund të zgjerohet me 128GB të mëtejshme falë portit për kartelën microSD. Note Edge gjithashtu vjen me kamerën e përparme me 3,7MP për selfie dhe video thirrje, dhe atë të pasmen me 16MP me një sërë karakteristikash të përparuara, si dhe versionin e parafundit të Android, 4.4. Kitkat. “Samsung Galaxy Note Edge” do të jetë në dispozicion në dy ngjyra: të zezë dhe të bardhë, dhe pajisja do të shitet rreth 1016 dollarë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − 12 =