Rama në Sërbi, axhenda ende pezull

AktualitetFlashPolitike
196
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3891″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, tha se programi i vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi më 10 nëntor është në përgatitje dhe se ende nuk është e sigurt se çfarë do të përfshijë. Pyetja nuk është nëse kryeministri shqiptar duhet të shkojë në Preshevë apo jo, por mesazhet që do t’i përcjell ai, shtoi Daçiç. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka thënë në një intervistë për televizionin shteteror serb se vizita e kryeministrit shqiptar në këtë kohë nuk është përfunduar plotësisht, por është e sigurt se Edi Rama në Serbi do arrij më 10 nëntor. Së bashku me Ramën pritet të udhëtojnë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Ekonomisë, të cilët kanë qenë në Beograd disa ditë më parë. Daçiç konfirmoi se një nga propozimet e palës shqiptare është vizita në Preshevë. “Pyetja nuk është nëse dikush duhet të shkojë apo jo, por mesazhet që do të dërgoj. Ne presim që mesazhet të dërgohen të jenë në përputhje me parimet themelore dhe objektivat e vizitës, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve tona të mira”, tha Daçiç.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × three =