Protestat për bukë të opozitës “pabukse”

EditorialKryesoreOpinion
378
0
sample-ad

Nga: Xhovani SHYTI

Kryetari i Partisë më të madhe të opozitës,Lulzim Basha, i qenë ditën e martë present në një forum me gratë sipërmarrëse, ka shfrytëzuar rastin që të bëjë sërish thirrje, në emër të opozitës, për protesta mbarëkombëtare.

Më shumë se asnjëhërë njerëzit sot po bashkohen në konstatimin se është më shumë se kurrë koha për ta ngritur zërin në protesta, që s’kanë natyrë politike, por janë për bukën e gojës, për mbijetesë.”, është shprehur ndër të tjera Lulzim Basha, duke përmendur se merr dhjetra mesazhe në ditë, kryesisht nga gratë, të cilat po humbasin vendet e punë.

Motivi,për të cilin ai i ka bërë thirrje qytetarëve për të protestuar, së bashku me opozitën, ka qenë rritja e papunësisë, rritja e çmimit të energjisë dhe e taksave, rritja e varfërisë, por edhe kthimi i shtetit të së majtës në policor e masat ndëshkimore të qeverisë ndaj biznesit.

“Këto janë protesta për bukën e gojës, këto janë protesta për të drejta të mohuara arbitrarisht. Nuk mbledhin paratë për energjinë. Cila është zgjidhja? Rrisin çmimin e energjisë, heqin fashën mbrojtëse. Po dy milion e njëqind mijë shqiptarë që preken nga kjo, me çmime që mund të shkojnë deri në 70% më të larta, se ato që paguajnë sot, problem i kujt janë?”, kanë qenë të tjera fraza të artikuluara nga kryetari i opozitës demokratikase.

Janë fraza të njohura, janë artikulime të njohura, janë thirrje të njohura sikurse nuk është e para herë që kreu i opozitës e shfrytëzon aktivitetin me grate biznesmene për të bërë thirrje për protesta. Kështu thirri opozita edhe kur morri vendimin e braktisjes së parlamentit, edhe kur refuzoi për tu rikthyer në sallën e braktisur, edhe kur ministri Saimir Tahiri komunikoi vendimin e qeverisë për t’i shpallur luftë rrokopujës rrugore. Por edhe kur forcat e policisë goditën kazinotë, lloto sportet dhe lojrat e fatit që nuk shlyenin detyrimet, apo kur INUK nisi shkatërrimin e çamurit të bërë me ndërtimet pa leje. Madje nisi të belbëzoj të njejtin reagim edhe për betejën anti-kanabis të qeverisë ndaj Lazaratit, por që nuk ja doli ta shndërronte në thirrje për protesta masive për shkak të këmbanave inkurajuese për qeverinë, që erdhën nga përfaqësues potentë të qarqeve politikbërëse ndërkombëtare.

Thirrjet për protesta, që opozita Basha-Berisha u’a adreson taksapaguesve shqiptarë janë bërë aq bajate, saqë sa herë që nëpër ekrane shfaqen përfaqësues “protestues” të saj njerëzit ironizojnë me shprehjen:”Shih kur të na thërrasin për protesta”, megjithse opozita ka jo pak raste që është në të drejtën e saj. Pra, në këtë rast nuk është opozita që ka humbur busullën, por janë taksapaguesit, të cilët megjithse të goditur nga gjëndja e vështirë ekonomike-financiare që po kalon vendi, nuk ja vërshëllejnë. Që i injorojnë thirrjet e saj dhe nuk e ndjekin pas. Domethënë taksapaguesit indiferentë, që nuk i përgjigjen hovit djaloshar të kryetarit të opozitës.

Sepse, megjithë sforcimet dhe sakrificat që kanë bërë e bëjnë strukturat e opozitës për të mbledhur sa më shumë protestues nëpër sheshe, edhe atëherë kur ja kanë arritur të mbledhin, të grumbulluarit kanë qenë me shumicë kontigjente partiake, domethënë militant të spektrit të partive opozitare, e jo popull, në gjithë kuptimin e fjalës, jo taksapagues. Jo njerëz të dalë me dëshirë nëpër sheshet e protestës për të shprehur pakënaqësinë ndaj rritjes së çmimit të energjisë dhe e taksave, ndaj rritjes së varfërisë, ndaj masave ndëshkimore të qeverisë ndaj biznesit, kthimit të shtetit në policor e korrupsionit që ka mbërthyer administratën etj. mungesave e plagëve që vërtetë janë prezente në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi. Madje edhe brenda vetë militantëve pjesëmarrës nëpër protesta dominojnë ata që ja kanë parë hairin militantizmit, apo që janë viktima të Rilindjes.

Pse ndodh kjo? Përse njerëzit e thjeshtë,takspaguesit, ata që realisht po i vuajnë privacionet nga prezenca e të tilla plagëve, nuk i bashkohen thirrjeve të opozitës shqiptare, sikurse duhet të ndodhte në një shoqëri demokratike, ku opozita është strumbullari rreth të cilit bashkohen gjithë hallexhinjtë? Përse bëjnë shurdhin, madje edhe i ironizojnë artikulimet e përfaqësuesve të opozitës, kur duhej të ndodhte ajo që ka ndodhur në vitet e para të fillimlëvizjes antikomuniste, kur pjesa e pakënaqur nga mënyra sesi kishin qeverisur komunistët u derdh lumë shesheve e rrugëve e grumbulluar rreth po kësaj partie, pa i bërë thirrje as Sali Berisha, dhe as ndokush tjetër. U derdh nëpër sheshe dhe iu bashkangjit Partisë Demokratike, që ishte foshnje ndër shpërgej, pasi bashkimi i pjesëve të pakënaqura të popullsisë me opozitën protestuese është loja më e mrekullueshme që të ofron sistemi pluralist. Sikurse është, po pjesë e kësaj lojë, edhe braktisja, mosndjekja nga pas e shumicës së pakënaqur, që është bindur se nuk mund të ketë fitore kur në fushën e lojës do të jenë po të njejtët lojtarë, që kur kanë qenë në pushtet kanë luajtur vetëm për interesat e veta e të klaneve të tyre. Që duan ti shfrytëzojnë protesta për të mbrojtur veten, nga ndëshkimi për zullumet e bëra, që nëpërmjet protestave masive kërkojnë të mbajnë peng ngritjen e shtetit ligjor etj. Gjë që don të thotë garanci për të humbur edhe atë pak miell që ka mbetur nga kjo mender demokracie e ky mender shtet ligjor që ka lënë tarshëgim opozita.

Opozita që më së fundi bën thirrje për protesta masive për bukën e gojës, ndërkohë që edhe pse ka pjesën e madhe të fajit për gjithë këtë katrahur antiligjore, në të cilën ndodhet vendi, zgjedh si armë të betejës politike bojkotin që nuk bën tjetër veçse mban peng ecjen përpara të vendit. Dhe është pikërisht kjo “pabukësi” politike e opozitës, qenia fotokopje e paretushuar e strategjisë së të shkuarit Berisha politikë dominuese edhe prej të riut Luilzim Basha që i bën shqiptarët e mbetur pa bukë të preferojnë më mirë qëndrimin larg e injorimin e thirrjeve për tu bashkuar me opozitën në protestat për bukën e gojës.

 

Facebook Comments

Website Comments

  1. Sidi
    Reply

    Opozite legene as qe e ka idene se duhet te vihet te vihet ne krye te protestave per te shendoshur gjendjen dhe jo per te mare pushtetin qe nuk i takon po nuk qeroi Sali Berishen.

POST A COMMENT.

5 × two =