Nishani: Ka vetëm një rrugë për Shqipërinë ajo e integrimit në BE

Aktualitet
235
0
sample-ad

Presidenti i Republikës Bujar Nishani në konferencën e “Auditimi Kombëtar në shërbim të Qeverisjes Kombëtare” ka vlerësuar rolin e audituesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ka vendosur rëndësinë në dy elementë të rëndësishëm, besimi dhe mirëbesimi në opinion publik, duke nënvizuar se këto dy elementë janë në dorë të audituesit.

“Për të arritur te besimi, veçanërisht te besimi me qytetarin shqiptar, me percepsionin i cili sjell më pas angazhimin e shoqërisë, në raport me shtetin, institucionet është një element i rëndësishëm që është në dorën e çdo audituesi. Është një proces që ndeshet me interesa ligjore dhe antiligjore, nga grupe të ndryshme që kanë qasje pozitive ndaj shtetit dhe grupe që kanë qasje për të anashkaluar rregullat e shteti. Krahës besimit që duhet të arrihet te opinion publik, po kaq e rëndësishme eshte edhe mirëbesimi. Mirëbesimit të subjekteve që janë objekt i kontrollit nga ana e auditit, në mënyrë të tillë qe puna e gjithësecilit të kontribuojë te e mira e legjislacionit por edhe në përmirësimin e punës së institucionit”, tha Presidenti Nishani.

Gjithashtu Presidenti Nishani i dha një rëndësi të madhe pririoritetit të integrimit në Bashkimin Europian.“Është shumë e rëndësishme mbajtja e partneritetit e një komunikimi me proceset që Shqipëria është duke ecur, Është e qartë, nuk ka alternativë tjetër për Shqipërinë, ka vetëm një rrugë ajo e integrimit në BE. Shoqëria shqiptare, institucionet janë të ndërgjegjshme që ky është një proces i cili nuk do të jetë i shkurtër. Ne kemi një detyrë të madhe, të përfshihemi dhe të angazhohemi në këtë proces dhe të kontribuojmë. Do të ishte fatale nëse do ta humbisnim këtë proces”- deklaroi Nishani në përmbylljen e fjalimit në e “Auditimit Kombëtar në shërbim të Qeverisjes Kombëtare”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × two =