Ndeshja e shekullit Muhamed Ali-George Foremanin

Histori te rralla
453
0
sample-ad

Plot dyzet vjetë, më 30 tetor 1974, janë ndeshur në ring, në Kinshasa (Zair), në kuadër të meçit që është cilësuar si “lufta e shekullit”. Fjala është për Mohamed Aliun dhe George Foremanin.
Po ku janë sot dhe cila është jeta e tyre?
Duhet thënë se Foreman pa asnjë dyshim i ka qëndruar më mirë sfidës së kohës. Kjo, ndoshta, pse aktualisht 65-vjeçari është më i ri se “The Greatest”, tani 72-vjeçar. Më pak karizmatik se Ali, Foreman vari dorëzat më 1977 për t’u bërë predikues. Ai kishte hapur një qendër për të rinjtë e varfër. Dhjetë vjet më vonë, “Big George” befason të gjithë duke ju rikthyher ringut. I tallur fillimisht, ai fiton respektin e specialistëve, duke qëndruar stoik përballë një emri të madh të boksit, Evander Holyfield, fitues me pikë më 1991. Më 1994, ai arrin kulmin, duke e shtrirë përtokë Michael Moorer dhe, si 45-vjeçar, bëhet kampioni i botës në pesha të rënda më i moshuari në histori. Rekord që e mban edhe sot.
Titujt i merren pasi refuzon disa herë të luftojë, por popullariteti i tij në Shtetet e Bashkuara është i jashtëzakonshëm. Më tej, ai u bë imazhi i një marke të ushqimeve të skarës dhe i veglave të kuzhinës. Një kontratë që, ndër të tjera, i siguroi 200 milionë dollarë.
Këtë sukses të jashtëzakonshëm vetë Foreman pjesërisht ia atribuon disfatës me KO në Kinshasa.
Ndërsa, Mohamed Ali kishte një jetë krejt tjetër. Sot, boksieri më i madh në histori është mbyllur në shtëpi, për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, nga e cila vuan që nga vitet 1980.
“Ali gjithmonë ka qenë më i madh se boksi. Ai e ka ndryshuar botën. Asnjë boksier tjetër s’ka mundur ta bënte këtë”, thotë Foreman në faqen e tij të internetit. Për fat të keq, gjendja e atij që “fluturonte si flutur e thumbonte si bleta” është përkeqësuar muajve të fundit.
Më 1996, ai kishte emocionuar mbarë planetin duke ndezur flakën olimpike në Atlanta, ndërkohë që i dridhej dora dhe trupi i ishte dobësuar. Para se të prekej nga kjo sëmundje e tmerrshme, Ali po merrej me punë humanitare. Lufta e tij kundër segregacionit dhe për emancipimin kulturor të zezakëve më 2005 ai u nderua me Medaljen e Lirisë, dekorata më e lartë civile për një qytetar amerikan. Paraqitjet e tij publike janë shumë të rralla. Kohëve të fundit, ai vetë ka demantuar thashethemet se kishte vdekur.
Një biografi shumë e plotë, në të cilën ka kontribuar vetë ish-boksieri, ka dalë në shitje kohëve të fundit. “Zëri i tij është më i rëndë se përpara dhe me kalimin e orëve ai flet gjithnjë e më keq. Mirëpo, për moshën që ka dhe me këtë sëmundje, Mohamed është mirë”, ka thënë zëdhënësi i familjes Ali, Bob Gunnell, për gazetën amerikane “Louisville Courier”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + 5 =