Llalla: Vazhdojnë hetimet për vjedhjen e BSH dhe luftën ndaj korrupsionit

AktualitetFlash
180
0
sample-ad

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla bëri të ditur se nga hetimet e deritanishme, Prokuroria nuk ka të dhëna se ku mund të kenë përfunduar paratë e vjedhura. Llalla u shpreh se hetimet për skandalin në Thesarin e Shtetit vijojnë, ndërsa shtoi se hetimet në këtë fazë janë të përqëndruara në drejtuesit e nivelit të lartë të akuzuar, pasi janë dërguar për gjykim mjaft zyrtarë të nivelit të ulet.
I pyetur për korupsionin në drejtësi ai tha se organi i akuzës ka dërguar përpara gjykatës disa zyrtarë, përfshi 5 gjyqtarë dhe një prokuror, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit. Kryeprokurori thekson vendosmërinë e institucionit që drejton për të luftuar korrupsionin, duke çuar deri në fund hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.
Kryeprokurori Adriatik Llalla komentoi edhe hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, duke theksuar se hetimet janë intensive dhe të gjithanshme. “Kemi mjaft të dhëna. Hetimet janë të gjithanshme. Pistat, ka dyshime për versione të ndryshme, përse është vrarë ky biznesmen”.
Sa i përket luftës ndaj terrorizmit dhe më konkretisht, ndaj ekstremistëve të ISIS, Llalla vlerësoi rolin e SHBA-ve, në mbështetje të vendit tonë dhe theksoi se në bashkëpunim me departamentin amerikan, vijon lufta kundër radikalëve ekstremistë. Llalla teksa e cilësoi SHBA si partnerin më të rëndësishëm për Shqipërinë, u shpreh se shteti amerikan vlerëson kontributin e dhënë nga vendi ynë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 18 =