Lidhjet e paligjshme të energjisë çojnë në burg administratorin e Vllaznisë

Kronike
220
0
sample-ad

Aksionet e policisë në të gjithë vendin janë angazhuar për të dënuar çdo shkelës që mundohet të vjedhë energjinë elektrike me anë të paligjshme. Ndërkohë, Policia e Shkodrës në aksionin e saj kundër prerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike shoqëroi administratorin e klubit të futbollit “Vllaznia”.

Administratori i klubit shkodran, Neritan Kalamishi, u shoqërua për vjedhje energjie, pasi në fushën e sportit ku bën stërvitjen klubi Vllaznia u gjet një lidhje e paligjshme energjie.

Ndërkohë, kjo është dita e tretë e aksionit të OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të evidentuar dhe ndërprerë lidhjet e jashtëligjshme të energjisë. Dënimi maksimal për personat që kanë shfrytëzuar lidhjet e paligjshme është 3 vjet, ndërsa për bashkëpunëtorët, siç mund të jenë elektricistët që bëjnë ndërhyrjen në sistemin e shpërndarjes, dënimi është me 5 vjet burg.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + sixteen =