Lazarat, 15 të arrestuar në gjykim

AktualitetKryesore
133
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3872″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dërgon për gjykim 15 shtetas të arrestuar gjatë operacionit në zonën e Lazaratit. Të arrestuarit akuzohen për prodhim, shitje, kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje dhe 3 të tjerë janë dërguar për gjykim disa ditë më parë.

Pas hetimeve të zhvilluara me intensitet të lartë nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe pas mbërritjes së akteve të ekspertimit biologjik dhe balistik nga Laboratori Kriminalistik i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ka krijuar bindjen e mbështetur në prova se këta persona kanë konsumuar elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Ndërkohë vijon hetimin për të gjithë rastet e konstatuara gjatë operacionit të Lazaratit dhe që janë në kompetence lëndore të saj, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit, si më poshtë:

1.Viron Difo, hetuar me masë “Arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
2.Afrim Aliko, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje”
3.Mehmet Mani, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
4.Edmond Gërveshi, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
5. Mehmet Mamo, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Kultivim i bimëve narkotike”
6. Gjirit Malaj, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”
7. Demo Boci, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje”
8. Maliq Skënderi, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje”
9. Abaz Bilbili, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
10. Ismail Buci, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
11. Medi Krishti, hetuar me masë “Arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
12. Artur Shemsho, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
13. Avdul Avduli, hetuar me masë “Arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
14. Lutfi Trako, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
15. Pertef Brahimi, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”

Pak ditë më parë, po për rastin e Lazaratit, Prokuroria e Gjirokastrës ka dërguar për gjykim kërkesat ndaj shtetasve:

1. Telha Gjyli, hetuar me masë “Arrest në burg”, akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje”
2. Luan Brahimi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”
3. Lumturi Koli, hetuar pa masë sigurimi, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 + 15 =