Kuvendi, votohen dy anëtarët e Këshillit Mbikqyrës dhe kreu i AMA-s

AktualitetKryesorePolitike
219
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3723″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë priten të miratohen disa çështje të rëndësishme, siç është zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës dhe zgjedhja e kreut të AMA-s.

Dy kandidatët që janë propozuar për t’u votuar si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë janë Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla.

Ndërsa 4 kandidatët për kreun e AMA-s, janë: Anila Basha, Bers Hado, Gentian Sala, Gentian Skënderaj. Dy ditë më parë kandidatët prezantuan në Komisionin e Medias prezantuan platformat e tyre për institucionin që njëri prej tyre do ta drejtojë.

Po ashtu në rend dite janë edhe dy projektvendime për  emërimin dy anëtarëve  të Gjykatës së Lartë,  Sokol Ngresi dhe  Elona Stavri.

Edhe këtë seancë opozita duket se nuk do të jetë e pranishme, pavarësisht ftesës së kryeparlamentarit Ilir Meta një ditë më parë, por kjo nuk pengon mazhorancën të miratojë këto projekt vendime.

 

Disa nga çështjet më të rëndësishme që janë në rendin e ditës:

Projektvendim “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
Dekrete të Presidentit nr.8539 dhe nr. 8540, datë 16.04.2014 “Për propozimin e anëtarit të Komisionit të Konkurrencës”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të znj. Albana Shtylla”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të z.Vangjel Kosta”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.
Dekret nr.8682, datë 18.08.2014 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë të z. Sokol Ngresi”.
Dekret nr. 8683, datë 18.08.2014 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë të znj.Elona Stavri (Toro)”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − twelve =