Kuvendi miraton dy anëtarët e KLD-së, mazhoranca shtyn zgjedhjen e kreut të AMA-s

AktualitetKryesore
215
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3862″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Janë miratuar dy kandidaturat me votim të fshehtë dhe elektronik për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta. Ndërsa siç pritej edhe votimi për zgjedhjen e kreut të AMA-s, mazhoranca e ka shtyrë për të enjten e javës që vjen.Albana Shtylla mori 77 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa kandidatura e Vangjel Kostës u miratua me 71 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim.

Mazhoranca ka hequr nga rendi i ditës në Kuvend projektvendimin për zgjedhjen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, ky projektvendim ishte më pas u hoq dhe nuk dihet arsyeja për çfarë  është hequr nga rendi i ditës ky projektvendimi.

Në mbledhjen e sotme të seancës plenare  ishte parashikuar që të votohej për zgjedhjen e kryetarit të ri  të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Ndërkohë  janë 4 kandidatë në garë për kreun e AMA: Anila Basha, Gentian Sala, Gentian Skenderaj dhe  Bers Hado, të cilët pak ditë më parë prezantuan para komisionit të Medias pa praninë e opozitës vizionin e tyre për këtë institucion.

Ndërkohë deputetët do të votojnë sot edhe për dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta, të cilët kaluan provën e parë në komisionin e ligjeve.

Rendi i ditës parashikon edhe votimin e dy dekreretve të presidenti Nishani për Gjykatën e Lartë. Por siç ndodhi edhe në komisionin e ligjeve Sokol Ngreci dhe Elona Stavri do të pësojnë fatin e gjyqtarëve të tjerë të propozuar nga kreu i shtetit, duke mos marrë votën Pro të shumicës parlamentare.

Gjatë seancës në votim është edhe Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, ndërsa do të miratohet Kalendari 3 javor i punimeve të Kuvendit.

Pavarësisht miratimit të dy komisioneve hetimore një seancë më parë, konstituimi i tyre nuk është futur në axhendë, për shkak të mungesë së opozitës.

Kryeparlamentari Ilir Meta u bëri thirrje dje depuetëve të Partisë Demokratike të ndalin bojkotin e kuvendit dhe të vijnë të votojnë komisionet që ata kanë kërkuar.

 

Disa nga çështjet më të rëndësishme që janë në rendin e ditës:

Projektvendim “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
Dekrete të Presidentit nr.8539 dhe nr. 8540, datë 16.04.2014 “Për propozimin e anëtarit të Komisionit të Konkurrencës”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të znj. Albana Shtylla”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të z.Vangjel Kosta”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.
Dekret nr.8682, datë 18.08.2014 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë të z. Sokol Ngresi”.
Dekret nr. 8683, datë 18.08.2014 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë të znj.Elona Stavri (Toro)”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + three =