Koncepti më i ri “Toyota” zbulon për ngjarjen e veturave SEMA

Auto
283
0
sample-ad

Prodhuesi japonez i veturave do të sjellë një befasi për të gjithë në ngjarjen e veturave SEMA. Përderisa SEMA bëhet gati t’i hapë dyert për prodhuesit e veturave javën e ardhshme, Toyota ka zbuluar një koncept të ri.
Koncepti i ri i Toyota, siç shihet edhe në pak imazhet e zbuluara nga kompania, është me trup muskuloz të gjerë, rrota të mëdha, dhe frena më të forta nga TRD me kalipra nga StopTech. Kabina e konceptit vjen me një sistem premium të zërimit, zmadhues të kualitetit të lartë dhe pajisjen elektrike që mundëson luajtjen e muzikës në mënyrë perfekte. Toyota përveç këtij koncepti pritet të sjellë edhe disa të tjerë, të cilët do të jenë të kualitetit të lartë gjithashtu. Kompania nuk ka ndarë më shumë informacione sa i përket këtyre koncepteve, po ne presim të shohim se çfarë do të ofrojë në ngjarjen SEMA.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen + six =