Edukimi i brezave përmes Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Kulture
342
0
sample-ad

Në datat 28 dhe 29 nëntor Qendra Kombëtare e Veprimtarive Foklorike dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë organizuan tryezën me temë, “Edukimi i brezave përmes Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
Qëllimi i kësaj tryeze është organizimi i një takimi ndërinstitucional me të gjithë ato institucione që kanë si pjesë të objektivave të punës së tyre edhe Trashëgiminë Kulturore Jomateriale.
Takimi u hap nga drejtoresha e QKVF- së Meri Kumbe, e cila ia dha fjalën ministres së Kulturës Mirela Kumbaro,e pranishme në këtë tryezë. Znj. Kumbaro vuri theksin tek humbja e publikut të së nesërmes nëpër muze galeri e parqe arkeologjike si edhe tek kohezioni social ose siç shpjegoi ministrja, lëvizja e popullsisë pas vitit 1990. Kumbaro theksoi se deri më tani është krijuar një bankë të dhënash me bartësit dhe shoqatat që merren me trashëgiminë kulturore Ajo tha se tani, pasi janë vënë në dukje problemet, do caktohen prioritetet dhe se MK po përpiqet që për festivalin e Gjirokastrës të ketë një fond të veçantë për veshjet popullore.
Nikolai Bukov ,ekspert nga UNESCO solli përvojën e Bullgarisë kur tha se në vendin e tij janë ngritur forume për të ruajtur trashëgiminë jomateriale. Janë qendra kulturore ku bëhen lexime për trashëgiminë dhe ku jepet informacion kulturor në çdo zonë e në çdo fshat me mbështetjen e pushtetit local.
Sipas temave të diskutimit në ditën e parë dhe të dytë u vërejt se Trashëgimia Kulturore Jomateriale ndeshet me një sërë problemesh ku ndër më kryesoret janë: lënia në harresë e instrumenteve popullorë; tjetërsimi i muzikës popullore dhe kostumeve tradicionalë shqiptarë; zhdukja e zejeve të ndryshme; riteve dhe zakoneve; niveli në rënie i informimit të të rinjve lidhur me Trashëgiminë Kulturore Jomateriale etj.
Bazuar në orientimet mbi vlerat kryesore dhe materialet të cilat duhet të jenë bazë për informimin e të rinjve dhënë nga stafi akademik dhe studiuesit e fushës, si edhe nga praktikat e mira të UNESCO-s, produktet e synuara të kësaj tryeze do të jenë: hartimi i një raporti ku përmblidhen problematikat, evidentimet dhe zgjidhjet e sugjeruara, krijimi i një materiali informues dhe orientues në ndihmë të Specialistëve të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të DRKK–ve, krijimit i materialeve multimediale për të rinjtë,ndërtimi i një rrjeti të përcjelljes së informacionit përmes edukimit joformal dhe botimi i kumtesave të tryezës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 1 =