Durrës, INUK aksion 200 objekteve pa leje

Aktualitet
215
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3788″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]INUK zbarkon në Durrës, objekt i aksionit të tyre janë rreth 200 ndërtime pa leje te mbikalimet e Urës së Dajlanit, Rruga e Plepave, si dhe ato përgjatë rrugës së plazhit.

Aksioni i prishjeve ka nisur te Ura e Dajlanit për të vazhduar me tej prishjen e të gjithe objekteve pa leje përgjatë rrugës së plazhit.

Në mbështetje të forcave të INUK janë vënë dhe një numër i konsiderueshëm forcash speciale të ardhura nga Tirana. Aksioni do të vazhdojë deri në Vlorë me të njëjtin objektiv, çlirimin e mbikalimeve, rotondove dhe anët e rrugëve nga ndërtimet pa leje.

Deri më tani nuk ka pasur konfrontime midis inspektorëve të INUK dhe pronarëve. Mësohet se pas këtij aksioni, forcat dhe mjetet e INUK nuk do të largohen nga qyteti i Durrësit, pasi po projektohet një tjetër aksion i cili ka si synim çlirimin e sipërfaqeve të gjelbërta nga ndërtimet pa leje.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =