Burg për çiftin Aliko: Na erdhi turp të thonim se nëna u vetëvra

AktualitetKryesore
130
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3743″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Gjykata e Gjirokastrës lë në burg dy bashkëshortët Sheraf dhe Donika Aliko, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së Bukurie Alikos, 94-vjeçares, nëna e Sherafit. Mbrojtësi ligjor i çiftit kundërshtoi pretendimet e prokurorit dhe i kërkoi gjykatës lënien në masën e sigurisë arrest me burg për burrë e grua, deri në daljen e konkluzionit mjeko- ligjor të ekspertëve të Tiranës.

Mësohet se djali i viktimës dhe nusja kanë mohuar kategorikisht jo vetëm të kenë kryer një akt të tillë, por edhe të kenë dhunuar ndonjëherë të moshuarën. Burrë e grua janë mbrojtur në gjykatë me të njëjtën tezë, atë të faktit që e moshuara kishte tentuar edhe dy herë të tjera t`i jepte fund jetës, ndërsa ekspertët e hetimit janë rikthyer në banesën e çiftit Aliko për të rindërtuar ngjarjen, pikërisht bazuar në dëshmitë e Donika Alikos, gruas së Sherafit, e cila ka pretenduar para prokurorit dhe gjykatës se ajo personi i parë ka gjetur vjehrrën të pa jetë.

Burrë e grua janë vetëshpallur “fajtorë” para gjykatës vetëm për faktin që nuk treguan që në fillim se nëna ishte vetëvarur, duke e justifikuar se iu kishte ardhur turp që nuk kishin qenë të zotët ta shpëtojnë atë nga vetëvarja. Ndërkohë që të dy kanë dalë kundër pretendimit të motrës së Sherafit që edhe ka kallëzuar ngjarjen, duke pretenduar se denoncimi është bërë ndaj tyre për shkak të konfliktit për prona.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 5 =