Vlorë, Policia bllokon 200 kg drogë

Kronike
161
0
sample-ad

Policia e Vlorës, ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie lënde narkotike prej afro 200 kilogramë. Zbulimi i sasisë së lëndës narkotike u bë pranë Jonufrit, në vendin e njohur si “Aksionistja”, ku u bllokua një automjet i tipit “Range Rover”, brenda të cilit u gjet 200 kilogram kanabis sativa.

Bëhet e ditur se gjatë natës së lënë pas, si pasojë e informacioneve të marra në rrugë operative uniformat blu u vunë në ndjekje të mjetit të bllokuar.

Arrestimi i drejtuesit të mjetit nuk u bë i mundur pasi, ai ka përfituar nga errësira dhe terreni, dhe ka mundur të largohej duke braktisur mjetin, ku u gjet dhe lënda narkotike. Uniformat blu, po punojnë për kapjen e tij, i cili tashmë është identifikuar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − 6 =