Tahiri inspekton aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike

AktualitetKryesore
269
0
sample-ad

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nisi sot inspektimin e aksionit të ndërmarrë kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Aksioni i policisë po zhvillohet ditën e sotme në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
“Operacioni i ndërprerjes dhe identifikimi i atyre që vjedhin energjinë elektrike që është i suksesshëm. Do vijojmë në çdo cep të Shqipërisë për të prerë çdo mundësi të vjedhjes dhe të çojmë para përgjegjësisë penale ata që vjedhin dhe ata që ndihmojnë. Këta janë punonjësit e nga ana tjetër duke shkaktuar një dëm të madh, që është dhe vjedhja e energjisë elektrike. Ky është një operacion që do vijojë, kryesisht siç e kemi nisur nga sipërmarrësit. Rasti pas meje, që siç është sipërmarrësi që e vjedh. Kjo është mënyra jonë për ti dhënë fund Shqipërisë informale, dhe ti garantojmë që ky mall nuk është mall pa zot”-tha Tahiri.

Duke u ndalur tek një tjetër problem, siç është fakti nëse ka kapacitet të mjaftueshëm nëpër burgje për të gjithë ata që kapen duke vjedhur energji, Tahiri theksoi se ‘e rëndësishme është që të shqetësohemi të gjithë për një alarm publik’.

“E kam dëgjuar merakun se a ka kapacitet policia e shtetit për të bërë këtë operacion, këtë merak se a ka vend në burgje? E rëndësishme është që të shqetësohemi të gjithë për një alarm publik për këtë vjedhje dhe kostot që sipas përllogaritjet shkojnë në 150 milion euro, që do të thotë se është shembull më i mirë që të gjithë të venë para ligjit. në momentin kur ti japim fund vjedhjes së energjisë eklektike, do i japim fund këtij operacioni.”-bëri të ditur Tahiri

Gjatë këtij operacioni policia vuri në pranga dy shtetas. Një prej të arrestuarve është pronari i një pastiçerie, ndërsa personi i dytë është një punonjës i OSHEE.

“Pronari i biznesit vidhte energjinë, ndërsa punonjësi i OSHEE bashkëpunoi me hajdutët. Aksionin kundër vjedhjes së energjisë e filluam nga biznesmenët”, shprehet ministri Tahiri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − 5 =