Rama: Sistemi i shpërndarjes së energjisë lesh e li

AktualitetKryesorePolitike
324
0
sample-ad

Masat që po ndërmerren nga qeveria nuk do të rëndojnë mbi kurrizin e familjeve në nevojë dhe njerëzve me pamundësi fizike. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë e përfaqësues të PAK, gjatë një bashkëbisedimi në “Sallën e Hartave” në kryeministri.

Kreu i qeverisë, duke folur për aksionin e ndërmarrë nga policia në bashkëpunim me OSHEE, në kuadër të vjedhjes së energjisë elektrike, ku bëri të ditur se pensionet dhe paga për ata që marrin ndihmë ekonomike do të rritet. Rama theksoi se për heqen e fashën prej 300 kilovatësh kemi pasur dy alternative, të rrisim çmimin ose të heqim fashën. E para ka qenë e padëshiruar, pasi ishte një alternativë shumë e dhimbshme dhe jo domosdoshmërisht e suksesshme. E dyta është një alternativë e dëshiruar, pasi i jep fund një farse të gjatë”.

I pyetur nga një pensionist, në lidhje me pamundësinë e tyre për të paguar energjinë, për shkak të të ardhurave të pakta, Rama deklaroi: “Po pregatitemi të rrisim pensionet e këtyre personave që janë shtresa më e dobët e shoqërisë. Këto masa nuk janë në kurriz të fukarenjve, nuk janë në kurriz të të dobëtit. Ka shumë spekulime për operacionin që ka nisur. Shumë njerëz kërkojnë të justifikojnë vjedhjen, është e pajustifikueshme. Askush nuk shkon të marrë bukën dhe ujin në dyqan dhe të thotë po iki nuk paguaj se jam i varfër. asnjë pensionist nuk e çon nëpërmend që të manipulojë sahatin apo të mos paguajë energjinë elektrike. Na vinë nga bizneset dhe nga shumë të kamur që fshihen pas fashës. Përgjigjja është e qartë dhe shumë shpejt do jetë fakt konkret në xhepat tuaj.

Kryeministri bëri të ditur se asnjë njeri nuk do të duhet të kursejë nga buka e gojës për të paguar energjinë elektrike. “Nuk do të jetë një reformë që prek mbijetesën por do të garantojë mbarëvajtjen ekonomike. Ky vend do të lajë njollën e madhe si i vetmi vend që vjedh energjinë elektrike”, tha Rama.

I pyetur nga një prej përfaqësuesve të para e tetraplegjikëve nëse një person me të tilla aftësi të kufizuara do të përfundonte në burg, kur nuk ka mundësi të paguajë energjinë elektrike, Rama u përgjigj se energjia elektrike nuk mund të vidhet dhe se nuk janë arrestuar fukarenjtë por janë arrestuar njerëzit që kanë mundësi tregtare dhe punonjës të kompanisë që manipulojnë sahatatet në këmbim të ryshfetit. Gropat më të mëdha në zonat Tiranë, Durrës, Fier dhe Shkodër ku është dhe një intesitet më i madh i jetës ekonomike dhe ku pjesën më të madhe të gjëmës e bëjnë ata që kanë dhe jo ata që s’kanë. Nuk i vjen shtetit dëmi dhe nuk jemi para kërcënimit të kolapsit për shkak se një familje e varfër ndez llambën apo televizorin. Nuk është këtu thembra e Akilit të sistemit. Sa i takon subvencioneve për këtë shtresë, kreu i qeverisë tha se nuk do të ketë, por do të rriten pagat dhe ndihma ekonomike për ta.

Një banorë në Allias tha se ne kemi mjaft pallate që shkallët janë pa drita, dhe aty vihet nga 30 kW secili dhe kërkoi që lexuesi duhet të vihen përpara përgjegjësisë. Unë e di që ti s’ke “Facebook”, por është njëri që duke nisur nga kjo që the shoku Edi do thotë ishte mbledhur organizata e partisë komuniste. Ne nuk kemi një sistem të ngritur furnizimi shpërndarje matje leximi dhe këtu njerëzit vjedhin. Ne kemi një lesh dhe li, e përzi e s’kam më zi. Sot në Shqipëri mungojnë fare rreth 150 mijë sahate. Ne duam që afrofenë ta zhdukim njëherë e më parë, por që ta zhdukim duhet të investojmë në sistem. Me çështjen e energjisë lidhen shumë gjëra që përcaktojnë të ardhmen tonë, ose kolaps total, ose fund kësaj epoke. Le ta themi qartë nuk është se u zgjidh problemi me CEZ-in. Vjedhja e energjisë nuk ka filluar me CEZ-in. Ka marrë përmasa që si kishte njohur më parë dhe jo për faj të CEZ-it, por qeveria nga një anë CEZ-i nga ana tjetër. Po të ishin bërë reformat e duhura nuk do ishim në këto kushte. Po shmangim shkatërrimin me këtë që kemi filluar dhe do të dalim në ujëra tërësisht të tjera.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − 11 =