Rama: Ngjtemi 40 vende në klasifikim Ahmetaj: Modeli i ri ekonomik po funksiononë

AktualitetEkonomiKryesore
221
0
sample-ad

Kryeministri Shqiptar, Edi Rama, ka komentuar ditën e sotme raportin e Bankës Botërore për ngjitjen në renditje mbi lehtësinë e të bërit biznes në vendin tonë. Ai e ka pohuar këtë si një lajm shumë të mirë për të gjithë Shqipërinë..

“Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes”, deklaron kryeministri në rrjetin social, “Facebook”.

Raporti i “Doing Business” i publikuar mbrëmjen e kaluar nga Banka Botërore është përshëndetur sot edhe nga ana e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj, theksoi se këto janë lajme të mira për ekonominë shqiptare.

“Sot e filluam ditën me një lajm fantastik për ekonominë shqiptare dhe klimën e biznesit ne vend, te cilin dua ta ndaj edhe me ju. Raporti Doing Business i Bankës Botërore, publikuar sot, e rendit Shqipërinë në vendin 68 në botë. Në vetëm 1 vit në detyrë arritëm një përmirësim prej 22 vendesh në renditje. Këto janë lajmet e mira që vazhdojnë të vijnë për ekonominë tonë. Modeli i ri ekonomik ka filluar të funksionojë!”-citohet në mesazhin e Ahmetaj.

Ndërkohë, në raportin e botuar dje mbi lehtësinë e të bërit biznes, Banka Botërore theksoi se në Shqipëri ky tregues është përmirësuar me 6.3 pikë, ndërsa në Kosovë me 1.8 pikë. Raporti vjetor, mbi praktikat më të mira për klimën e biznesit, arrin në përfundimin se gjatë vitit të kaluar, qeveritë në shkallë globale vazhduan të vënë në zbatim reforma të gjera për të përmirësuar sistemin rregullator në ndihmë të klimës për biznes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − fourteen =