Prezantohet logoja zyrtare e “Kupës së Botës 2018”

Sport
263
0
sample-ad

Organi më i lartë drejtues i futbollit botëror, FIFA, me në krye gjermanin, Sepp Blatter, kanë prezantuar për herë të parë logon zyrtare të “Kupës së Botës 2018”. Prezantimi i emblemës të kampionatit që do të zhvillohet në Rusi, u bë në Moskë.

Presidenti i FIFA-s, Blatter, në eventin special të transmetuar direkt në Moskë, ka qenë i shoqëruar me kapitenin italian, Fabio Canavaro, që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, dhe drejtuesin e Komitetit Organizativ Lokal, Vitali Mutko.

Me prezantimin e logos zyrtare të këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm të futbollit botëror, FIFA, ka hedhur zyrtarisht gurin e parë në rrugën e këtij kampionati.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + 17 =