Presidentja e Kosovës nuk shkon në Beograd

Aktualitet
336
0
sample-ad

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk do të vizitojë Beogradin. Jahjaga ishte ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës, nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian, në konferencën që do të mbahet nga 31 tetori deri më 2 nëntor. Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.
Mediat në Kosovë deklarojnë se janë dy arsye që kanë bërë të dështojë pjesëmarrja e saj në Boegrad. E para është se presidenti serb Tomislav Nikoliç nuk ka qenë i gatshëm që pas zhvillimeve si shkas i ndeshjes Serbi vs Shqipëri të pranojë që të ulët në një tavolinë ku është flamuri i Kosovës dhe ku Jahjaga është e thirrur si presidente e Kosovës.
Por për këtë shkas Nikoliç anuloi pjesëmarrjen në ceremoninë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, që mbahet të martën në Belgjikë.
“Arsye tjetër është se Jahjaga tashmë ka bërë të qartë me analizimin e dy vizitave të tjera se dëshiron te jetë në Kosovë për të zgjidhur ngërçin politik që po zgjatë prej gjashtë muaj. Ajo ka shprehur shqetësimet e saja të thella për pasojat që ka kjo krizë politike për vendin dhe dëshiron të bëjë me dije edhe përmes këtyre simbolikave të anulimit të vizitave, për pasojat që po i shkaktohen Kosovës si në aspektin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm”, kanë thënë mediat kosovare.
Edhe pse mediat në Kosovë e raportojnë si të sigurt anulimin e vizitës në Sërbi, nga presidenca e Kosovës ende nuk ka ndonjë deklarim zyrtare për vajtjen apo jo të presidentes Jahjagës në Beograd.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − nine =