Papa: Zoti nuk është magjistar, me shkop magjik

KryesoreSociale
207
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3558″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Papa Françesku hodhi një hipotezë që ka ngjallur shumë dyshime dhe diskutime. Ai ka dalë kundër besimit të paraardhësit të tij, Papa Benediktit XVI, ndaj një “krijuesi inteligjent”, por njëherësh e ka përshëndetur kontributin e paraardhësit të tij ndaj teologjisë. Papa është shprehur se teoria e evolucionit dhe e Big Bengut janë të vërteta dhe se Zoti nuk është “një magjistar me një shkop magjik”.

Gjatë fjalës së tij në Akademinë e Shkencave Pontificale, Papa bëri komente, për të cilat ekspertët thanë se do t’u japin fund “pseudoteorive” të kreacionizmit dhe krijimit inteligjent, që, sipas disa njerëzve, ishin inkurajuar nga paraardhësi i tij, Bendedikti XVI.

Gjithashtu, Françesku shpjegoi se teoritë shkencore nuk binin ndesh me ekzistencën e një krijuesi, por argumentoi se këto teori “e kanë si kusht këtë”. “Kur lexojmë për Krijimin në Gjenezë, ne rrezikojmë të biem në kurthin e fantazimit të një Zoti magjistar, me një shkop magjik, i aftë të bëjë gjithçka, mirëpo nuk është kështu”, deklaroi Papa Françesku në fjalimin e tij.

“Zoti krijoi qeniet njerëzore dhe i lejoi të zhvilloheshin sipas ligjeve të brendshme, që ai ia dha secilit, që ato të arrinin përmbushjen e tyre. Big Bengu, i cili sot mbahet si shpjegimi për origjinën e botës, nuk bie në kundërshtim me ndërhyrjen e një krijuesi hyjnor, madje, e ka si kusht atë. Evolucioni në natyrë nuk është jokonsistent me nocionin e krijimit, pasi evolucioni kërkon krijimin e qenieve që evoluojnë”, ka shtuar më tej ai.

Ndërkohë, Kisha Katolike ka një reputacion të gjatë lidhur me qëndrimin e saj kundër shkencës, sidomos kur Galileo Galilei u përball me inkuizicionin dhe u detyrua të mohonte teorinë e tij “heretike” se Toka rrotullohet rreth Diellit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − fourteen =