OSHEE vijon aksionin, arrestime në disa qytete

Aktualitet
298
0
sample-ad

Vazhdon aksioni i energjisë elektrike në shumë rrethe të vendit. Grupet e OSHEE në bashkëpunim me policinë në orët e para të mëngjesit kanë shoqëruar debitorë dhe persona që kanë vjedhur energji përmes lidhjeve të paligjshme.

Në Fier janë arrestuar 7 persona, gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër. Të arrestuar ka pasur dhe në Gjirokastër e Vlorë.

Sipas burimeve të policisë të arrestuarit në Fier janë; Ilir Petani, elektriçist, Alban Nilo, inxhinier, Vangjel Gjergji, Abaz Gremi, Edmond Profka, Afrim Demiraj, Qani Zela dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet D.M. Në qytetin e Gjirokastrës janë këto emrat e të arrestuarve Sajmir Basha 40 vjeç nga Lazarati, S.Basha kishte dy lidhje të paligjshme energjie, Jorgaq Dhjakoni, 50 vjeç dhe Artan Meçi 43 vjeç është i shpallur në kërkim.

Ndërsa në Vlorë në listën e të arrestuarve janë, Klodian Bushi, Artan Goxhaj dhe Sokol Binjakun. Ndërkohë që policia bën me dije se nuk do të ketë një afat në lidhje me se sa do të zgjasë ky aksion.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 + 9 =