Nishani: Tregu shqiptar ofron mundësi të shumta

Politike
218
0
sample-ad

Gjatë vijimit të vizitës së tij në Slloveni, Presidenti Bujar Nishani përshëndeti hapjen e Forumit të përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven, që u zhvillua në Dhomën e Tregtisë së Sllovenisë.

Në fjalimin e mbajtur, Nishani theksoi se me gjithë dëshirën e dy palëve dhe potencialet që janë në dispozicion, akoma nuk po arrihet ajo çfarë pretendojmë e kemi mundësi të bëjmë në marrëdhëniet e shkëmbimet tona ekonomike. “Niveli i këtij bashkëpunim nuk i përgjigjet atij politik. Por ne kemi vullnetin dhe vendosmërinë për t`i çuar përpara.

Nishani shtoi më tej se Shqipëria ka përkushtimin e duhur për forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, për ndërtimin e administratës publike profesionale dhe reformimin e drejtësisë, sipas standardeve europiane, për t`u ofruar shërbime cilësore qytetarëve tanë dhe për përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit evropian. Tregu shqiptar, sipas tij, ndonëse i vogël, ofron mundësi të shumta falë pasurive të ndryshme natyrore, bukurive të bregdetit dhe maleve tona, kulturës dhe historisë së pasur, traditave dhe mikpritjes së njohur shqiptare.

“Shqipëria ka një fuqi punëtore të re konkurruese, të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. Programet e “fondit të ekselencës” dhe “brain gain” kanë bërë një balancim të admirueshëm të largimit të trurit nga vendi, veçanërisht, në fillim të viteve 90-të. Klima miqësore ndaj biznesit ekziston dhe konsolidohet vazhdimisht. Besimin tim e mbështes te Plani Ekonomik ambicioz i Qeverisë dhe përpjekjet për të reformuar administratën në përgjithësi dhe atë fiskale në veçanti, në aftësinë e institucioneve për të luftuar informalitetin dhe korrupsionin, tek hapat e ndërmarra për një kualifikim më të mirë të forcës punëtore në përputhje me standardet e BE-së”- tha ai.

Nishani garantoi investitorët e huaj se ne Shqipëri po reformohet drejtësia, përmes një procesi transparent, të bazuar në profesionalizëm dhe që synon ta ruajë atë nga presionet politike dhe nga grupet e interesit, me qëllim që ta bëjë më efikase në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × five =