Ndeshja e 500-të e legjendës

Sport
174
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3503″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Sonte në darkë do të zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Genoas e vlefshme për javën e nëntë të Serie A. Por e veçanta e kësaj ndeshjeje është se portieri i kombëtares italiane dhe i skuadrës së Juventusit, Gianluigi Buffon, shënon sot ndeshjen e 500-të me fanellën bardh e zi. Kanë kaluar plot 13-të vite pasi ai u ble nga skuadra e Parmës, dhe tashmë është shndërruar në lojtarin më të dashur nga tifozët e “Zebrave”.

Ndërkohë, portieri dhe kapiteni i “Zonjës së Vjetër” me këtë rast do të mbajë në krah një shirit të veçantë që do të ketë të stampuar numrin 500.

Ndërkaq, trajneri aktual i Juventusit mundot ta trembë portierin me shaka duke i thënë se ndoshta ai nuk do të jetë në formacion.

“Është një arritje e madhe për të, por të shohim nëse do të jetë në formacion”, tha Allegri në konferencën e shtypit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 2 =