Lezhë, nxënësit lënë mësimin për të protestuar kundër UEFA-s

Sociale
314
0
sample-ad

Faktikisht, vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka ditë që është publikuar por me sa duket ka ngjallur më shumë irritim tek nxënësit e shkollave në Lezhë dhe mësuesit e tyre. Ata kanë braktisur sot mësimin në shenjë proteste. Nxënësit e 2 shkollave të mesme të qytetit dhe të një shkolle 9-vjeçare kanë ndërprerë sot mësimit, për të protestuar ndaj vendimit të UEFA-s dhe në mbështetje të kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, nxënësit e dy shkollave të mesme “Hydajet Lezhja” dhe shkolla e mesme ekonomike “Kolin Gjoka”, gjithashtu edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Beselidhja”, bashkë me mësuesit e tyre, kanë marshuar në rrugët e qytetit të Lezhës, duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse kjo proteste ishte e paralajmëruar, apo organizatorët kishin marre leje për zhvillimin e saj dhe ndërprerjen e mësimit për këtë arsye, por megjithatë, pritet një reagim nga Drejtoria Rajonale Arsimore e Lezhës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 2 =