Ja gjashtë gjërat që prishin dhëmbët tuaj

Shendeti
178
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3526″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Dhëmbët janë shumë të rëndësishëm si për paraqitjen e jashtme po ashtu edhe për përtypjen e ushqimeve, prandaj duan një përkujdesje të vëçantë. Më poshtë do të rendisim disa gjëra që duhet ti reduktojmë pasi dëmtojnë jashtë mase dhembët tuja.

1. Pirja e duhanit. Me anë të konsumimit të duhanit në dhëmbë mbidhet pigmenti i nikotinës dhe mishrat janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme. Nëse ju jeni duhanpirës, atëherë shansi për humbjen e parakohshme të dhëmbëve është më i lartë në krahasim me personat të cilët nuk janë konsumues të duhanit.

2. Shpimi i gjuhës. Është një zgjedhje mjaft e keqe për shëndetin e dhëmbëve tuaj, pasi goditja e vazhdueshme e shpimit metalik në dhëmbë dëmton smaltin e tyre.

3. Nxehtë-Ftohtë. Dhëmbët kurrsesi nuk u përshtaten ndryshimet e papritura të temperaturës, ndërsa edhe vetëm përtypja e akullit dëmton smaltin.

4. Furça dhe pasta e gabuar. Duhet pasur kujdes kur përzgjedhim pasten dhe furçen për dhëmbët tuaj. Blini gjithmonë furçe të buta dhe pastë që të përmbajë sa më tepër fluor.

5. Gurëzimi në dhëmbë. Duhet të shkoni patjetër dy herë në vit tek dentisti për të hequr gurëzat, sepse në ato depozita grumbullohen baktere, të cilat i dëmtojnë jashtëzakonisht dhëmbët tuaj.

6. Pijet e gazuar. Pijet e gazuara, të cilat janë plot me sheqer, në kontakt me bakteret në gojën tuaj prodhojnë acide agresive të cilat e dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj në mënyrë të pakthyeshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 4 =