Fyle-Tahirit, vlerësim për rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër narko-trafikut

AktualitetKryesore
277
0
sample-ad

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle, i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku vlerëson rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër narko-trafikut.Në letër nënvizohet arritja e Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit:
“Më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë që ne i japim luftës së orientuar drejt rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thekson Fyle në mesazhin përcjellë ministrit Tahiri.
Gjithashtu ka vlerësuar edhe angazhimin personal dhe institucional të ministrit Tahiri, Komisioneri thekson se “Operacionet e suksesshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Ato duhet të mbështeten me vendosmëri dhe të ndiqen nga veprime të shpejta dhe të duhura nga ana e prokurorisë”.
Në mbyllje të letrës eurokomisioneri siguron se “Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare. Por, është e qartë që arritja e rezultateve në këtë fushë varet prej vullnetit politik të autoriteteve, si dhe në vendosmërinë, efikasitetin e veprimit dhe koordinimin e të gjithë trupave ligj-zbatuese në Shqipëri. Në këtë kontekst, angazhimi personal dhe institucional që ju shprehni është më se i mirëpritur dhe do të mbetet thelbësor”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − ten =