Fitojnë Tirana, Partizani, Skëndërbeu dhe Kuksi. Flamurtari mposhtet në Durrës

Sport
250
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3712″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Dy skuadrat e kryeqytetit vazhdojnë të mbeten në krye të Superligës Shqiptare edhe pas javës së 10-të. Rivaliteti i vjetër mes Tranës dhe Partizanit do të na dhurojë emocione të veçanta gjatë këtij edicion të Superligës. Dy klubet e kryeqytetit kanë marë fitore në ndeshjet e luajtura sot. Partizani ka mposhtur 2-0 në “Qemal Stafa” Laçin e Armando Cungut. Para nisjes të këtij takimi, është kujtuar edhe njëherë ndeshja Gramozi – Real Madrid ku u fikën dritat në stadium. Arbitëri Emirjon Sino vërshëllen për fillimin e ndeshjes saktësisht në orën 17:10. Një pjesë e parë me ritëm dhe raste nga të dyja ekipet por goli ka munguar. Mungesa e James ndjehet shumë te Laçi duke treguar mangësi në sulm. Në shifrat 0-0 mbyllet pjesa e pare. Fillimi i të dytës ishte mjaft pozitiv për Partizanin me Vila, që s’e ka të vështirë të gjej rrugen e rrjetes dhe ndez “Qemal Stafën”. 6 minuta më vonë sërish Partizani merr penallti, Mazrekaj godet nga pika e bardhë dhe dyfishon shifrat. Partizani ngjitet në kuotën e 21 pikëve duke ndarë vendin e parë me Tiranën.
Ndërsa Tirana në ndeshjen tjetër vazhson të tregojë një formë mjaft të mirë. “Bardheblutë” e Maganit fitojnë lehtësisht në Fier 3-0 duke treguar se janë favoritë kryesorë. Golat e Ndikumanës, Bakaj dhe Gentian Muçës kanë vulosur fitoren e Tiranës. Apollonia e ka humbur shkëlqimin e javëve të para ku tregoi se ishte një ekip fushe dhe tashmë e sheh veten shumë poshtë në tabelën e rënditjes. Tirana i përgjigjigjet kështu Partizanit dhe të dyja këto ekipe ndajnë kreun me pikë të barabarta pas javës së 10-të të Superligës.
Ndërsa Flamurtari është ndalur në Durrës nga Teuta me rezultatin 1-0. Një gol i shpejtë i shënuar nga Malhages në minutën e 10-të ka mbetur në fuqi për gjithë ndeshjen. Kuqezinjtë e Ernes Gjokës vinin në këtë sfidë pas disfatës në Kukës dhe sot sërish janë shokuar duke dalë nga “Niko Dovana” me 0 pikë. Ekipi Vlonjat mbetet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Teuta me 10 pikë duke u konfirmuar si një ekip që pritet t’u hapë punë ekipeve pretendente sidomos kur luan në Niko Dovana.
Një ndeshje pa emocione në një stadium thuajse të zbrazët ka qenë ajo e sotmja mes Skënderbeut dhe Elbasanit e luajtur në qytetin e Korçës. Vendasit korçarë kanë marrë një tjetër fitore pas asaj të një jave më parë me Vllazninë, por pa zhvilluar një ndeshje me ritëm dhe lojë të bukur. Goli i shënuar nga Peter Olaynka në minutën e 51-të ishte ai që vulosi fatin e këtij takimi. Kampionët kanë luajtur pa Prognin dhe Vangjelin në sfidën e sotme, mungesa të cilat ndoshta ndikuan edhe te niveli i lojës.
Kukësi vazhdon me fitore. Pas suksesit me Flamurtarin, veriorët kanë marrë një tjetër fitore në shtëpi këtë herë përballë Vllaznisë. Skuadra e Artim Shaqirit nuk zhgënjen dhe mposht pastër 2-1 skuadrën e drejtuar nga Vllaznisë. Në minutën e 8-të, Marku surprizon vendasit dhe kalon skuadrën e tij në avantazh. Reagimi ishte i menjëhershëm pasi vetëm 3 minuta më vonë, Pejiç barazoi shifrat në 1-1.
Pas golit të barazimit Kukësi rit presionin dhe pa kaluar gjysmëora e parë e ndeshjes, saktësisht në minutën e 28-të, vlonjati Hair Zeqiri do të kalonte veriorët në epërsi, pas një aksioni individual. Me rezultatin 2-1 vazhdoi edhe pjesa e dytë pa ndonjë surpiz nga miqtë por me Kuksin që mbrojti rezultatin deri në fund të ndeshjes.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − 12 =