Dy kreret e lartë të Policisë së Shtetit para trupit gjykues

AktualitetFlashKryesore
250
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3709″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ish-nën drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj do të dëshmojë në gjyqin ndaj biznesmenit Arben Frroku, akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Sëbashku me ish numrin dy të policisë do të dëshmojë dhe Tonin Vocaj ish drejtori i Krimeve të Rënda. Dy ish oficëret e lartë të bluve janë thirrur në këtë proces në cilësinë e dëshmitarëve. Ata do të japin versionin e tyre në lidhje me hetimet për vrasjen e komisar Lamaj si dhe njohjen që ata kanë me Arben Frrokun.

Këta ish drejtues u bënë të njohur pas vrasjes së Dritan Lamajt,duke qënë se ata kishin drekuar me Arben Frrokun. I akuzuari dhe avokatët e tij pretendojnë se dëshmitari i prokurorisë Fatmir Vladi, është përdorur nga ish-drejtuesit e policisë, gjë e cila ka ndikuar në hetimin e cështjes. Ndërkohë në seancën e kësa të mërkurë duhet të dëshmonte në gjykatë gruaja e Fatmir Vladit.

Prokuroria për Krime të Rënda nuk e ka gjetur bashkëshorten e dëshmitarit të mbrojtur i njohur me emrin e koduar Arben Ndoka. Sipas prokurorisë, nuk dihet vendndodhja e saj për të njoftuar që të paraqitet me cilësinë e dëshmitares në procesin gjyqësor ndaj Arben Frrokut.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × three =