Andis Harasani fshehu pasurinë

AktualitetFlashKryesore
303
0
sample-ad

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka paraqitur në Prokurori kallëzim penal penal për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Andis Harasanin dhe ndaj 16 ish-zyrtarëve të tjerë. Sipas njoftimit të dhënë nga ILDKP, veç kallëzimit penal, ndaj 16 ish-zyrtarëve janë marrë edhe masa administrative. Mësohet se kallëzimi penal është bërë pasi ish deputeti socialistë Harasani fshehu dhe nuk deklaroi pasurinë në kohën kur mbante mandatin e deputetit. Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, Harasani u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por nga shtypi është përfolur se ish deputeti i majtë ka investuar nga pasuria e tij në ishujt Kajman. Nga të gjitha akuzat e ngritura mbi pasurin e tij, vetë Andis Harasani nuk është prononcuar duke zgjedhur heshtjen.

Ndërkohë, në listën e personave që do të ndiqen penalisht janë dhe doganierja Elisabeta Ferizaj, kancelarja e Gjykatës së Pukës, Maliha Kukaj, si dhe për Afërdita Hysën, Drejtoria Rajonale e Tatimeve. Tiranë, si dhe disa funksionarë të tjerë. Për të gjithë këta persona rëndon e njëjta akuzë, ajo e fshehjes së pasurisë, duke mos bërë deklarimin siç e kërkon ligji.

Njoftimi i plotë i ILDKP-së

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:

– Luan Jonuzi, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës

– Qamil Korça, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë

– Afërdita Hysa, për funksionin Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë

– Andis Harasani, për funksionin Deputet, Kuvendi i Shqipërisë

– Ziso Lluci, për funksionin Kryetar, Komuna Finiq, Qarku Vlorë

– Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier në D.P.Doganave, Dogana Sarandë

– Meliha Kukaj, për funksionin Kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë Pukë

– Shpëtim Bajrami, për funksionin Inspektor në D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë

– Roland Çelmeta, për funksionin Zv-Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit

– Adem Halilaj, për funksionin Drejtor i BCU, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes

– Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Dogana Korçë

– Armand Tartari, për funksionin Drejtor i Planifikimit dhe Programimit, Ministria e Mbrojtjes

– Arben Lekaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër

– Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier

– Vladimir Përdhiku, për funksionin Nënprefekt, Qarku Korçë

– Tare Beqiri, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 − two =