Abuzoi seksualisht me mbesën 13 vjeçare, dënohet me 35 vite burg

Aktualitet
145
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3514″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 35 vjet burgim shtetasin Eno E., i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në shtator të 2013 në një fshat të Selanikut në Greqi. 35 vjeçari Eno E. akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur, në dëm të mbesës së tij vetem 13 vjeç.

Sipas prokurorisë gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar duke i ulur atij 1/3 e dënimit, ndërkohë që gjatë vuajtjes së dënimit, i pandehuri nuk mund të përfitojë asnjë nga lehtësirat që parashikon ligji (leje, ulje dënimi, etj.)

Kallzimi në lidhje me këtë ngjarje i është dorëzuar dhe autoriteteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit, duke bërë që shtetasi i akuzuar të kalojë kufirin e Greqisë në drejtim të Shqipërisë. Pas marrjes së akuzës Prokuroria e qytetit të Elbasanit me datë 01.10.2013 ka nxjerrë një urdhër ndalimi për shtetasin Eno E.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × four =