Arrestohen pesë pronarë biznesesh për vjedhje energjie

AktualitetKryesore
266
0
sample-ad

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka nisur ditën e sotme në bizneset e mëdha. Siç ishte paralajmëruar edhe një ditë më parë në takimin mbrojta e energjisë elektrike, që ky aksion do të vazhdoj masivisht dhe nuk do ketë tolerim për asnjë. Operacioni ka vijuar sot me inspektimin e bizneseve në autostradën Tiranë-Durrës, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri theksoi se aksioni do të jetë i përditshëm dhe asnjë abuzues nuk do të tolerohet. “Kjo është një betejë e njerëzve të ndershëm dhe abuzuesve. Sot ka pasur disa raste arrestimesh nga policia. Tolerancë zero ndaj atyre që vjedhin energjinë.” – deklaroi Gjiknuri.

Ndërkohë janë arrestuar edhe pesë shtetas me biznese  që kanë abuzuar me vjedhjen e energjisë elektrike në kryeqytetë. Gjithashtu në qyetetet e tjera ka patur ndërprerje të lidhjeve të palighshme në biznese dhe familje.

Në Tiranë arrestohet 5 pronarë biznesesh
Sakaq, në kuadër të këtij operacioni në Tiranë janë arrestuar 5 persona, pronarë të bizneseve që vidhnin energjinë elektrike. A.D, pronari i një diskoje në kryeqytet u vu në pranga për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Po ashtu, M.K, pronar lavazhi, A.H pronar i një mobilierie, L.B pronar ndërtimi dhe K.LL pranor i një servisi.

Korçë, 300 lidhje te paligjshme…ne biznese e familje
Në Korçë jane kryer 300 ndërprerje, ku 20% janë biznese dhe pjesa tjetër familjarë. Agim Pili, drejtor i OSHEE për Korçën ka thënë se aksioni do vijojë, ndërsa nuk do ketë asnjë tolerim.

96 % e qytetareve ne Elbasan paguajne faturat, 18 raste ne prokurori

OSHEE e Elbasanit njofton se vazhdon plani i përbashkët me policinë për vjedhesit e energjisë. Në këtë qark 18 raste janë çuar në Prokurori vetëm për muajin tetor. Sipas degës së OSHEE, në Elbasan shlyen faturat në masën 96.2%.

Fier, 9 biznese kapen “mat”….mblidhen 190 milione leke nga shlyerja e detyrimeve
Vetëm në ditën e djeshme, -thotë drejtori i OSHEE në Fier Arjan Fasko, në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe në zyrta postare  janë mbledhur 190 milionë lekë. Ai thotë se dhe sot ka një fluks të madh debitoresh për të paguar  faturat e energjisë elektrike. Ndërkohë 9 abonentë janë kapur në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 4 =