Si të krijoni stilin tuaj?

Tendence
281
0
sample-ad

Të kesh stil shpesh është një dhunti e lindur, për femrat që janë “dembele” mund të përfitojnë rezultate shumë të mira me pak këshilla. Ka femra që edhe me një rrecke të veshur fal disa aksesorëve të gjetur arrijnë të marrin një pamje joshëse, ndërsa të tjera pas shumë orësh që kalojnë në gardërobë dhe pasqyrë maksimumi mund të duken normale. Lajmi i mire është se faktori look mund të përpunohet duke pasur kështu rezultate të mira. Mjafton të ndiqni disa këshilla të thjeshta që e bëjnë stilin tuaj më të këndshëm.

1. Mos e kaloni pragun e shtëpisë nëse nuk keni vënë një aksesor, vath, varëse, një byzylyk alternativ një çante jo të zakonshme apo çfarë te preferoni, mos hezitoni mbi këto element nëse për ju janë thjesht një “aksesor” për modën janë një përbërës në recete.

2. Largojini balerinat apo atletet për pak kohë dhe çojeni look-un tuaj në një nivel më të lartë me takat. Dihet që në qytet është më praktike me këpucë të sheshta por nëse nuk mund ti mbani dot këpucët me taka të larta në trafikun urban të paktën bëni si në Neë York, mbani këpucë ndërrimi me vete për ti veshur një sekondë para se të futeni në derën e zyrës apo të festës ku jeni duke shkuar.

3. Shtoni gjithmonë një element në look-un tuaj, një varëse me frymëzim punk, një pale këpucë të çuditshme, një çantë dore me ngjyra të theksuara.
3. Keni këmbë të bukura? Mos hezitoni për minifundet. Dekolteja juaj është sensuale mos përdorni bluza extra large por nxirreni në pah me një bluze joshëse, sigurisht pa e tepruar. Çdo njëra nga ju ka pikat e veta të forta, e gjitha qëndron sa dini ti nxirrni në pah ato pa rënë në vulgaritet.

4. Nëse jeni romantike të pa shërueshme nuk do të jeni kurrë në rehatinë tuaj me një veshje të tepruar seksi dhe agresive. Përpiquni të gjeni stilin tuaj dhe me pas mund të luani me të duke aplikuar shumë detaje. Moda është zbavitëse, niseni nga ky koncept.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + 15 =