Presidenti Italian para drejtësis

Aktualitet
231
0
sample-ad

Presidenti i Italisë dëshmoi në një proces gjyqësor të profilit të lartë në qëndër të të cilit janë mafia dhe kontaktet e saj me institucionet. Dëshmia e tij filloi menjëherë pas 10:30 dhe ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë, për të dyshuarit e shtetit me mafian. Në fillim Napolitano u përgjigj nën betim ndaj pyetjeve të prokurorve dhe juristëve pasi ai kishte dhënë gatishmërinë e tij që të dëshmonte, në hetimin që prokurorët po bëjnë për një bashkëpunim të mundshëm mes ministrave, shefave të policies, me mafian për t’i dhënë fund akteve të dhunës në fillim të viteve ’90. Ata kanë mbërritur mëngjesin e së martës në selinë presidenciale në Romë, ndërkohë që më herët Napolitano, 89 vjeç, ka mohuar të ketë pasur dijeni për një ndërmjetësim të tillë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, duke shkaktuar protesta nga gazetarët italianë, ku dhe politikanët e opozitës kanë kërkuar që dëshmia e kreut të shtetit të mos mbahet me dyer të mbyllura. Dhjetë persona, janë në bankën e të akuzuarve, mes të tyre dhe bosi mefioz i burgosur, Toto Rina dhe Benardo Provenzano dhe ish-ministrit të brendshëm Nicola Mancino i akuzuar për dëshmi të rreme.

James Reynolds i BBC-së në kryeqytetin Italian thotë se prokurorët besojnë se presidentit Napolitano mund ti jetë thënë kjo marrëveshje në vitet e fundit dhe duan ti kërkojnë atij pikërisht atë që ai e dinte. Prokurorët duan ta pyesni atë në lidhje me një letër dërguar atij nga këshilltari i tij ligjor Loris D’Ambrosio në 2012 që nënkupton se zoti Napolitano mund të ketë ditur diçka rreth bisedimeve me mafian. Prokurorët po hetojnë periudhën dramatike të dhunës së mafias në fillim të viteve ’90, e shënuar nga atentate me bombë dhe ekzekutime. Ata akuzojnë struktura të shtetit se bënë një marrëveshje ilegale me Cosa Nostran për t’i dhënë fund dhunës. Prokurorët dyshojnë se, zyrtarë shtetërorë u premtuan bosëve të krimit lehtësim të kushteve të burgut në këmbim të uljes së dhunës. Dy prokurorët kryesorë në luftën kundër mafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino humbën jetën nga e ashtuquajtura “periudha e bombave” në Siçili në vitin 1992. Në kohën e bombardimeve, Giorgio Napolitano ka qenë president i Dhomës së Deputetëve të Italisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 1 =