Lojërat e fatit,bllokim hipoteke për ata që nuk paguajnë detyrimet

EkonomiKryesore
234
0
sample-ad

Këshilli i Ministrave ka publikuar në Fletoren Zyrtare vendimin, ku përcaktohet mënyra se si do të njoftohet subjekti debitor dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive për vendosjen e masës.

Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin e formatit dhe të elementeve të njoftimit për barrën siguruese dhe/ose hipotekore për masën e sigurimit të detyrimit, ndaj Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”, përcakton vendimi i qeverisë.
Njoftimet bëjnë me dije se subjektit që i është dërguar dokumenti “Njoftim për pagimin e detyrimit”, por ky detyrim nuk është paguar ende, atëherë këto detyrime bëhen pjesë e subjekteve të masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin përkatës.

Ky dokument përfaqëson barrën siguruese dhe hipotekore në favor të shtetit shqiptar, përfaqësuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, mbi të gjithë pasurinë dhe të drejtat pasurore, të cilat i përkasin këtij subjekti, lidhur me shumën e detyrimeve të papaguara në afatin e kërkuar prej tij (detyrimi 0.5 %, gjoba dhe kamatëvonesë). Vendosja e kësaj barre hipotekore/siguruese synon të garantojë pagimin e tyre në rast të mospagimit vullnetar”, theksohet në njoftimin që do ju drejtohet subjekteve.

Ndërkohë në njoftimin që dërgohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme theksohet se, “Nëse institucioni juaj disponon të dhëna të tjera mbi pasurinë e paluajtshme/të luajtshme të debitorit, brenda 5 ditëve pune, duhet të bëni identifikimin e këtyre pasurive dhe vendosjen në hipotekë/barrë siguruese të tyre në favor të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit deri në momentin që detyrimi i papaguar prej subjektit të jetë shlyer”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − ten =