Kush i dinte kto?

Kuriozitete
342
0
sample-ad

1. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.
2. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
3. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.
4. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.
5. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.
6. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.
7. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.
8. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.
9. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.
10. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × two =