Krizë në Formula 1, falimentojnë 2 skuderi

Sport
241
0
sample-ad

Sporti më i bukur në botë rreth garave me makina të shpejta, kohëve të fundit po përballet me një gjendje krize të skuderive që marrin pjesë në këtë sport. Arsyeja kryesore është kostoja e lartë që iu duhet të shpenzojnë skuderitë në një sezon dhe jo të gjithë mund ta përballojnë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se dy skuderitë “Marussia” dhe “Caterham” nuk do të marrin pjesë në garën e ardhshme në SHBA, përkatësisht në pistën e Texas-it, gjithashtu këto dy skuderi nuk priten të jenë as në Rio de Janeiro të Brazilit.

“Pronari nuk është në gjendje të sigurojë fonde, ndërsa menaxhmenti nuk ka arritur të gjejë një investitor të ri, prandaj kemi filluar procedurat e falimentimit”, shkruhet në komunikatën e skuderisë, “Marussia”.

Ndërsa skuderia tjetër, “Caterham” më herët kishte filluar procedurat e falimentimit. Në garën e ardhshme do të marrin pjesë vetëm 18 makina.

Shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka konfirmuar shkurtimisht për mediat se “këto dy skuderi nuk do të marrin pjesë në garat e SHBA-së”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 5 =