Katër kandidatët paraqesin platformat në Komisionin e Medias

Aktualitet
256
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3237″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Në mbledhjen e sotme, kandidatët paraqesin platformat në Komisionin e Medias, Gentian Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha dhe Bers Hado, janë katër kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni Parlamentar i Medias për postin e kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).
Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni i Medias dëgjoi sot një nga një platformat e kandidatëve për kreun e AMA-s.
Pak ditë më parë, anëtarët e komisionit, gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura, me shumicë votash përzgjodhën katër anëtarët Gentian Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha dhe Bers Hado, ndërsa tre kandidatët e skualifikuar nga gara ishin Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist) dhe En Muçi (ekonomist), të cilët morën më pak vota.
Pas seancës së sotme dëgjimore në Komisionin e Medias, më pas do të jetë seanca e ardhshme plenare, e cila do të votojë për kryetarin e ri të AMA-s.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − 1 =