Kaloritë që duhet të merrni gjatë punës

Shendeti
313
0
sample-ad

Ushqimi është pjesa më e rëndësishme për të patur një shëndet të mirë. Dita është e mbushur me aktivitete duke filluar nga mëngjesi deri në darkë dhe lista e gjërave që duhet të konsumojmë ka rëndësi të veçantë. Gjatë orarit të punës mbajeni vendin e punës të mbushur me ushqime bazë të cilat mund të jenë të përziera, të shijshme dhe të shëndetshme.
Keri Gans, autori i “Ndryshimet e Vogla në Dietë”, tregon cilat ushqime duhet t’i keni në punë kur stomaku juaj fillon të gjëmojë dhe ju nuk keni kohë që të shkoni të hani një drekë me kalori.

Një bukë gruri
Sanduiçët janë lëndë themelore në drekë, dhe janë supër të lehtë për t’i bërë. Jo vetëm një bukë e mbushur me fibra të ngopjes, por ju mund të vendosni pothuajse çdo gjë që dëshironi mes dy fetave për të krijuar një ushqim të shpejtë, dhe të lehtë.

Kos pa yndyrë
Kosi mund të duket vetëm si një ushqim i lehtë, por kur e shoqëron me disa fruta dhe arra, ju keni marrë një ushqim të pasur me lëndë ushqyese.

Ushqimet e konservuara apo pula
Këto proteina të paketura nuk kërkojnë gatim, kështu që mund të jenë një zgjidhje e lehtë dhe e përkryer për ushqim. Zgjidhni pakot të cilat janë të mbështjellura me ujë, pasi ato kanë më pak kalori se ato me vaj.

Bajamet
Bajamet janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe yndyrnave, të cilat ju mbajnë të ngopur. Në varësi të preferencës këto mund të kenë shije të mahnitshme në kos apo në bukë. Vetëm sigurohuni që nuk po konsumoni shumë arra dhe ushqime tjera të buta gjatë ushqimit të bajameve, sepse janë në mënyrë të drejtë të pasura me kalori të dendura.

Frutat
Frutat janë ushqime të shëndetshme dhe një shtesë e jashtëzakonshme për drekën. Ato shtojnë sasinë e sheqerit dhe cilësi në kos.

Këto janë disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në organizmin tuaj gjatë një dite punë.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × one =