INSTAT: Defiçiti tregtar i shtatorit rritet me 25.2 %

Ekonomi
232
0
sample-ad

INSTAT publikoi raportin në lidhje me eksportet e mallrave për muajin shtator 2014, që arriti vlerën 21 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ato kanë shënuar ulje me 0,4 % dhe duke u rritur me 14,5 % në krahasim me gusht 2014.

Eksportet që kanë shënuar rënien më të madhe vjetore janë ato të grupeve, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 34,5 % dhe “lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 7,7 %.  Ndërsa rritje më të madhe vjetore patën eksportet e grupeve “tekstile dhe këpucë” me 27,5 % dhe “makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 25,3 %.

Ndërkohë që importet e mallrave për muajin shtator 2014 arritën vlerën 47 miliard lekë, duke u rritur me 12,2 % në krahasim me shtator 2013 dhe me 6,0 % në krahasim me gusht 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve “tekstile dhe këpucë” me 28,0 %, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 25,8 % dhe “produkte kimike dhe plastike” me 23,4 %, dhe rënien më të madhe importet e grupit “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4,7 %.

Duket se defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliard lekë, duke shënuar një rritje me 25,2 % krahasuar me shtator 2013 dhe duke shënuar një rënie me 0,1 % në krahasim me gusht 2014.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + 19 =