Haxhinasto: 4 karburante në 1 kilometër, 10% me leje

AktualitetKryesore
202
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3295″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka deklaruar në Komisionin e Veprimeve prodhuese se “Ndryshimet në Kodin Rrugor po bëhen për të rritur sigurinë dhe për të ulur numrin e aksidenteve. Vjedhja e sinjalistikës rrugore, kryesisht për shitje për skrap apo vendosja pa kriter e reklamave të biznesit, sot është një problem i madh që ka ministria”.

Njëkohësisht një tjetër situtë mjaft problematike është edhe karburantet në anë të rrugëve kryesore, ku sipas statistikave të fundit në 3700 kilometra rrugë janë plot 1000 pika karburanti, dhe vetëm 10% e tyre janë me leje për të zhvilluar aktivitetin në anë të rrugës.

Sipas ministrit të Transporteve, është gjithashtu i domosdoshëm edhe testi psiko-fizik për drejtuesit e ardhshëm. “60% e aksidenteve ndodhin si rezultat i fajit të drejtuesit të automjetit dhe gjendjes fizike të makinës”, theksoi ministri Haxhinasto në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 2 =