Gjirokastër, kapen 70 sirianë

Aktualitet
325
0
sample-ad

Në orët e para të mëngjesit policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion për frenimin e flukseve të emigrantëve ilegalë, që përdorin Shqipërinë për të kaluar në vendet fqinje. Autoritetet lokale bëjnë me dije se janë ndaluar 70 sirianë. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, sirianët janë ndaluar në fshatin Glinë. Mes klandestinëve të ndaluar ishin edhe dy gra dhe një fëmijë.

Ndërkohë që katër ditë më parë policia e Gjirokastrës ka ndaluar 44 shtetas sirianë, të cilët dyshohet se kanë hyrë në vendin tonë përmes Greqisë. Mendohet se destinacioni i tyre ka qenë një prej vendeve të Europës Perëndimore.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − two =