Fshehin heroinë në pelena, arrestohen dy Shqiptarë

AktualitetKronike
153
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”3160″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Autoritetet e plicisë Turke, kanë gjetur të fshehur në pelenat e fëmijëve, një sasi heroine prej rreth 57 kg. Mediat turke kanë shkruar se gjatë operacionit janë arrestuar dy shqiptarë dhe dy shtetas turq, të cilët mendohet se mund të jenë pronarët e heroines.

Arrestimi i tyre ka ndodhur nga policia doganore e fshatit Ipsala të Turqisë, e cila ka ushtruar një kontroll të automjetit të tonazhit të rëndë. Ndalimi i shtetasve është bërë në pikën kufitare të Turqisë, dhe ata janë ndalur pasi janë dyshuar se po kryenin kontrabandë. Policia doganore Turke për të zbuluar drogën ka përdorur sistemin e infrave të kuqe gjatë kontrollit të mjetit, dhe në pelenat e fëmijëve kanë gjetur heroinën me vlerë 4.3 milionë euro.

Sipas të dhënave të transmetuara nga mediat Turke, raportohet se të arrestuarit Shqiptarë janë identifikuar me inicialet D.B dhe G.L, ndërsa shtetasit Turq me inicialet O.G dhe E.B, ku ky i fundit mendohet të jetë dhe shoferi i mjetit.

Policia Turke, ka ngritur një grup hetimor që është duke punuar për zbardhjen e plotë të trafikut të drogës. Dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − twelve =